Botë

Qeveria indiane e nis me trena oksigjenin e kërkuar nëpër spitalet

Descriptive Text

India ka vendosur bocat e oksigjenit nëpër trena të shpejtë për t’i ndihmuar spitalet e Delhit, që kishin adresuar thirrje nëpër rrjete sociale për furnizime me lëndën e domosdoshme për pacientët me COVID-19, që janë në gjendje të rëndë.

Sistemi edhe ashtu i dobët i Indisë ka kolapsuar në javët e fundit, shkaku i ngritjes drastike të rasteve me koronavirus.

Të premten, për ditën e dytë me radhë, India regjistroi numrin më të madh të rasteve të reja të infektimit në botë.

Në 24 orët e fundit vendi ka konfirmuar edhe 332 mijë raste të reja, ndërkaq të enjten kishte regjistruar mbi 320 mijë syresh.

Të premten, Qeveria ka nisur të ashtuquajturit trenat “Oxygen Express” për të ndihmuar spitalet nëpër gjitha rajonet.

Gjykata Supreme ka urdhëruar Qeverinë që të hartojë një plan kombëtar për furnizimin me oksigjen dhe ilaçe të nevojshme për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.