Botë

Në udhëtimin e parë jashtë SHBA-së, Bideni viziton kryeqendrën e BE-së dhe Britaninë

Descriptive Text

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të vizitojë Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Evropian në qershor për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga fitorja e tij në zgjedhjet e vitit të kaluar, njofton BBC.

Presidenti do të udhëtojë në Britani për samitin e G7-s, i cili do të zhvillohet midis 11 dhe 13 qershorit.

Nga atje, ai do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, për të marrë pjesë në samitin e NATO-s më 14 qershor.

Udhëtimi i presidentit Biden do të përqëndrohet në "rivendosjen e aleancave tona" dhe "ringjalljen e marrëdhënieve transatlantike", ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Biden do të zhvillojë takime bilaterale me udhëheqës të tjerë të G7-s.