Botë

Oficerja franceze vdes pas një sulmi me thikë në stacionin policor në Rambouillet

Një oficere franceze është goditur për vdekje në një sulm me thikë në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit, njofton BBC.

Sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi në Francë nga Tunizia disa vjet më parë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.

Goditja me thikë ndodhi në sallën e hyrjes të stacionit policor të premten pasdite dhe ende nuk është dhënë ndonjë motiv për sulmin.

Oficerja femër e paarmatosur 49-vjeçare u godit me thikë në qafë.

Ajo u kthye nga pauza dhe sulmuesi hyri në stacion duke iu hedhur në qafë, para se policët e tjerë të pranishëm ta qëllonin për vdekje.

Kryeministri Jean Castex dhe ministri i Brendshëm Gérald Darmanin po shkonin drejt vendit të ngjarjes.

Policia i bëri thirrje publikut të mos shpërndajë thashetheme. Zyrtarët thanë se sulmi me thikë nuk po hetohej në këtë fazë nga prokurori anti-terror.