Qeveria e Kinës ka hedhur poshtë akuzat për abuzime në rajonin Xinjiang, pasi grupet për të drejtat e njeriut kanë apeluar për një hetim nga Kombet e Bashkuara për krime të mundshme kundër njerëzimit.
Akuzat për punë të detyruar dhe burgosje në atë rajon janë “gënjeshtra dhe informacion i rremë të sajuara nga forcat kundër Kinës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin.
Të hënën, organizata “Human Rights Watch” ka apeluar tek Komisioni për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara për të hetuar raportet për burgosje masive të myslimanëve, thyerje të praktikave fetare dhe masa të tjera kundër minoriteteve, raporton AP.
Mbi 1 milion njerëz janë mbyllur në kampet në Xinjiang, sipas qeverive të huaja dhe studiuesve. Autoritetet atje po akuzohen se po detyrojnë me dhunë njerëzit të punojnë dhe se po vënë kontrolle të lindjes.
Pekini nga ana tjetër duke mohuar, ka thënë se kampet janë për trajnimet për punë për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe për të ndaluar radikalizmin islam.
-
20 prill 2021 19:25
-
Shpërndaje në: