Botë

Qindra qytetarë demonstrojnë para policisë në Minnesota

Protestat kanë vazhduar afër një stacioni policor në Minesota pas vrasjes së afroamerikanit Daunt Vrajt nga policia amerikane.

Qindra qytetarë janë mbledhur para stacionit policor të Brukllin Sentër, të rrethuar me policë të armatosur rëndë, ku ish-policja e bardhë, Kim Poter, e qëlloi afroamerikanin që refuzoi të legjitimohej nga patrulla policore e trafikut.

Shefi lokal i policisë ka thënë se Poter kishte ngatërruar armën elektrike me revolen. Ajo ka dhënë dorëheqje, por akuzohet për masakër të shkallës së dytë.

Megjithëse është bërë thirrje që policia dhe protestuesit të shmangin dhunën, disa net me radhë ka pasur përleshje të policisë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe protestuesve që kanë përdorur mjete të ndryshme të forta.

Disa prej protestuesve kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga protestat. Ata kanë brohoritur edhe emrin e Gjorgj Fllojdit, afro-amerikanit tjetër që vdiq në duar të policisë.