Botë

Brazili për herë të parë regjistron mbi 4 mijë të vdekur nga COVID-19 për një ditë

Brazili ka regjistruar më shumë se 4 mijë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, për herë të mare.

Spitalet janë të mbingarkuara, me njerëz që po vdesin duke pritur tretman në disa qytete dhe sistemi shëndetësor ka kolapsuar në disa qytete.

Vdekjet në vend kanë shkuar në pothuajse 337.000. Në 24  orët e fundit Brazili ka regjistruar 4.195 të vdekur.

Por presidenti, Jair Bolsonaro ka vazhduar ta kundërshtojë çfarëdo mbyllje në mënyrë që të ulët numri i të infektuarve.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se çfarëdo efekti që ka koronavirusi.