Botë

Dëmi nga bllokimi i Kanalit të Suezit nga Ever Given mund të kushtojë më shumë se 1 miliard dollarë

Kostoja e humbjeve dhe dëmeve që rezultojnë nga bllokimi i Ever Given në Kanalin e Suezit ka të ngjarë të arrijë në 1 miliard dollarë, ka thënë autoriteti që administron kanalin.

“Shuma e dëmit dhe humbjeve, dhe sa harxhuesit kanë konsumuar, do të llogaritet. Vlerësimet pritet të arrijnë një miliard dollarë e pak më shumë”, ka thënë kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, transmetojnë mediat ndërkombëtare.

Ever Given u lirua të hënën pasi pothuajse një javë pasi bllokoi trafikun e anijeve në Kanalin e Suezit, rruga vitale për tregtinë e globit. Hetimi për mënyrën se si u bllokua anija masive me kontejner ka filluar të martën.

Pasi u lirua anija, Rabie ka thënë se bllokimi i kushtoi Egjiptit midis 12 milionë dollarëve dhe 15 milionë dollarëve në ditë, dhe një hetim do të përcaktonte kush ishte përgjegjës për bllokimin.

Trafiku rifilloi në të dy drejtimet e pasazhit rreth tre orë pasi Ever Given ishte liruar. Autoritetet po planifikojnë të dyfishojnë numrin e anijeve që kalojnë përmes kanalit për të pastruar një grumbullim prej më shumë se 400 anije, por ekspertët kanë paralajmëruar që ndërprerjet në tregtinë globale mund të zgjasin me muaj.

Kanali i Suezit është një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë, me rreth 12 për qind të tregtisë globale që kalon përmes saj.

Sipas të dhënave të transportit dhe kompanisë së lajmeve Lloyd’s List, bllokimi ishte duke vonuar 9.6 miliardë dollarë mallra çdo ditë.