Botë

Putini merr vaksinën kundër koronavirusit, por pa prani të kamerave

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është vaksinuar kundër COVID-19, pjesërisht për të inkurajuar rusët që mbesin hezitues të vaksinohen. Por, ndonëse Putin në të kaluarën nuk e ka pasur probleme të filmohej në patinazh, në kalërim e gjëra të tjera, ai ka zgjedhur të vaksinohet pa prani të kamerave, raporton BBC.

Kremlini nuk ka specifikuar se cilën vaksinë Putin e ka marrë.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, synimi ka qenë të dëshmohet se “të tri vaksinat ruse janë plotësisht të besueshme, shumë të mira dhe efikase”.

Ai ka thënë se sa i përket asaj nëse qytetarët do të besojnë se Putin e ka marrë vaksinën pa i parë pamjet, Peskov ka thënë se njerëzit thjeshtë duhet t’u besojnë fjalëve të Kremlinit.