Botë

Dhjetë të vdekur nga një sulm me armë në Colorado

Descriptive Text

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 10 persona, përfshirë edhe një oficer policie në një market në Colorado.

Incidenti kishte filluar rreth orës 14:30 të hënën kur i dyshuari hyri në market dhe filloi të qëllonte me armë.

Të shtënat u regjistruan drejtpërdrejt nga dëshmitarët dhe u transmetuan në YouTube.

20 minuta më vonë departamenti i Policisë në Boulder kishte shkruar në Twitter se ka të shtëna me armë në rrugën “King Soopers në Tabela Mesa”.

Policia përsëri paralajmëroi që të shmanget ajo zonë.

"Mos transmetoni në mediat sociale asnjë informacion që mund të shihni", tha policia.

Policia nuk bëri të ditura motivet e sulmit.

"Ky është një hetim shumë kompleks që do të zgjasë jo më pak se pesë ditë", tha shefja e policisë, Maris Herold në një konferencë shtypi.

Sulmi ndodhi pas më pak se një jave të një sulmi tjetër në qendra të masazhit në Atlanta, që la të vdekur tetë njerëz, përfshirë gjashtë gra aziatike. Një 21-vjeçar është akuzuar për ato vrasje.