Botë

Dënohen me vdekje dy burra në Pakistan, pasi përdhunuan një grua

Descriptive Text

Një gjykatë në Pakistan ka dënuar dy burra me vdekje për një përdhunim i cili shkaktoi zemërim në opinionin publik, njofton BBC.

Abid Malhi dhe Shafqat Ali Bagga u ndeshën me një grua pakistano-franceze dhe dy fëmijët e saj, që kishin mbetur të bllokuar në një autostradë.

Burrat hynë në veturën e saj, e cila kishte pa benzinë, e grabitën dhe përdhunuan gruan para fëmijëve të saj.

Komentet e mëvonshme nga një polic, i cili vuri në dyshim pse gruaja kishte dalë aq vonë vetëm, çuan në protesta masive.

Një gjykatë speciale në qytetin lindor të Lahore dënoi Abid Mehli dhe Shafqat Ali për përdhunime në grupe, rrëmbime, grabitje dhe krime terrorizmi.

Avokati i tyre ka thënë se ata do të apelojnë kundër vendimit të kësaj gjykate.