Botë

Tërmeti prej 7.0 të shkallës së Rihterit godet Japoninë, pritet edhe cunami

Një tërmet me magnitudë 7.0 të shkallës së Rihterit ka goditur sot rajonin e Honshus në Japoni.

Nuk raportohet ende për të lënduar apo dëme materiale si pasojë e tërmetit.

Transmetuesi publik i Japonisë NHK paralajmëroi banorët se pritet një cunami prej një metri për prefekturën Miyagi.