Botë

Evropa bëhet rajoni i parë që kalon shifrën prej 1 milion të vdekurve nga COVID-19

Descriptive Text

Vdekjet nga koronavirusi në rajonin e Evropës kanë kaluar shifrën prej 1 milion persona këtë të premte.

Sipas kësaj i bie që Evropa bëhet rajoni i parë që kalon shifrën prej 1 milionë të vdekurve si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Qysh kur ka filluar pandemia, të paktën 37 milionë persona janë infektuar ndërkohë që 1 milionë e 62 mijë persona janë raportuar të vdekur në këtë kontinent, raportojnë mediat e huaja.

Evropa e cila përbëhet nga 51 shtete ka rreth 35.5 % të të gjitha vdekjeve dhe 30.5% të të gjitha rasteve të raportuara me infektime në botë si pasojë e koronavirusit.

Rajoni i Evropës ka siguruar tashmë rreth 12 doza të vaksinës për çdo 100 banorë duke mbetur kështu prapa Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila tashmë ka 34 doza për çdo 100 banorë.

Ndërkaq, Izraeli deri më tani udhëheq me vaksinime në botë, me deri tani, 110 doza të dhëna për çdo 100 banorë.