Botë

21 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

21 persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nga 3.566 teste të kryera janë regjistruar 999 raste pozitive.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka njoftuar se janë shëruar 711 pacientë, Ndërsa betejën me

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 117.437 raste, prej të cilëve 99.837 janë shëruar, kurse 3.424 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 14.176.