Botë

Putini është i gatshëm të zhvillojë debat publik me Bidenin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar të enjten se është i gatshëm të zhvillojë një debat publik online me presidentin amerikan Joe Biden të premten ose të hënën e ardhshme.

Putin duke folur për televizionin publik rus ka thënë se është i gatshëm të diskutojë për marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu edhe për çështje të tjera si konfliktet ndërfetare, raportojnë mediat e huaja.

Presidenti rus ka thënë se do ta udhëzojë Ministrinë e Jashtme ruse të bëjë përgatitjet për këto bisedime.

Kjo deklaratë e Putinit ka ardhur vetëm një ditë pasi homologu i tij amerikan Biden kishte deklaruar se Putin ishte vrasës.