Botë

Macron fiton bindshëm shumicën parlamentare

Partia e presidentit francez Emmanuel Macron ka fituar shumicën parlamentare, pak javë pas fitores së tij të parë presidenciale.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, “La République en Marche” e Macron ka fituar më shumë se 300 vende prej 577 ulëseve në Asamblenë Kombëtare, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ky rezultat i jep presidentit Macron një mandat të fortë për të ndjekur BE-në.

Dalja e votuesve ishte shumë më e ulët se sa pritej të ketë. Raundi i dytë i zgjedhjeve u shënua me pjesëmarrje të ulët të votuesve e që është rekordi më i ulët në 5 vitet e fundit, pra rreth 42 %.