Botë

Brazili tejkalon shifrën prej 2000 të vdekurve brenda një dite

Brazili ka tejkaluar numrin prej 2000 vdekje brenda një dite si pasojë e COVID-19 për herë të parë, për shkak të rritjes së nivelit të infektimeve.

Ky shtet aktualisht është vendi i dytë në botë me nivelin më të lartë të vdekjeve, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 268 mijë e 370 sosh. Ndërkohë që vetëm të mërkurën e kaluar, numri i vdekjeve ka arritur në 2286.

Ekspertët shëndetësor paralajmërojnë se niveli i transmetimit të virusit është rritur si pasojë e varianteve të reja të tij.

Ish-presidenti Luis Inacio Lula da Silva ka kritikuar presidenti aktual Jair Bolsonaro për siç ka thënë, vendimet e tij të këqija gjatë pandemisë.

Ndërkohë, presidenti Bolsonaro është parë me masë për herë të parë për këtë muaj gjatë të mërkurës. Në fillim të kësaj jave, ai u kishte kërkuar njerëzve që të ndalojë “së rënkuari”.