Botë

​Amerikanët të cilët janë vaksinuar mund të mblidhen pa mbajtur distancë dhe maska

Amerikanët të cilët janë vaksinuar kundër Covid-19 mund të mblidhen me njerëzit e tjerë të cilët janë vaksinuar pa mbajtur maskë dhe pa distancë sociale, sipas udhëzimeve të reja nga Qendra e Kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve.

Pas pritjeve të gjata, amerikanëve do t’u jepet mundësia t'i kthehen normalitetit në muajt e ardhshëm.

Rekomandimet gjithashtu thonë se njerëzit e vaksinuar mund të bashkohen në të njëjtën mënyrë me njerëzit që konsiderohen me rrezik të ulët për sëmundje të rëndë, të tilla si në rastin e gjyshërve të vaksinuar që vizitojnë fëmijë dhe nipër të shëndetshëm.

Rreth 30.7 milionë amerikanë janë vaksinuar kundër COVID-19 sipas CDC-së.