Botë

57 të vdekur nga zjarri pyjor në Portugali

Zjarri pyjor që nisi të shtunën në Portugalinë qendrore ka vrarë së paku 57 persona, ka thënë një zyrtar qeveritar të dielën, që mund të konsiderohet tragjedia më vdekjeprurëse prej zjarrit në Portugali.

Numri i të vdekurve i raportuar nga Jorge Gomes, sekretar i shtetit për Punë të Brendshme, gradualisht është rritur nga shifrat e para që u thanë të ishin 19 viktima. Gomes ka thënë se shumica e viktimave janë ngujuar nëpër veturat e tyre që ishin në rrugë, raporton Reuters.

Edhe 59 tjetër raportohet të jenë lënduar dhe dërguar nëpër spitale, përfshi edhe pesë të tjerë në gjendje të rëndë, transmeton Koha.net.

{gallery}