Botë

Shkon në 43 numri i viktimave nga zjarri në Portugali

Agjencia britanike e lajmeve, Reuters, ka raportuar se numri i të vdekurve nga zjarri pyjor në Portugali, ka shkruar në 43.


Tragjedi në Portugali, së paku 39 të vdekur nga zjarri pyjor 

Një zjarr pyjor në Portugalinë qendrore ka vrarë së paku 189 persona të shtunën, shumica prej të cilëve të ngujuar nëpër vetura që ishin në rrugë dhe u zunë nga zjarri, ka thënë një zyrtar në një televizion.

Zjarri, i cili ende nuk ka arritur të kontrollohet, tashmë është një prej zjarreve pyjore më vdekjeprurëse në Portugali në dekada.

Jorge Gomes, sekretar i shtetit për punë të brendshme, ka thënë se presidenti Marcelo Rebelo de Sousa është nisur për në vendngjarje të tragjedisë, raporton Reuters.

Flakët pushtuan të shtunën zonën malore të Pedrogao Grande, 200 km në juglindje të Lisbonës.

“Deri më tani kemi 19 të vdekur të konfirmuar, të gjithë civilë”, ka thënë Gomes, duke shtuar se edhe 20 persona tjerë janë lënduar, përfshi gjashtë zjarrfikës, dhe dy të tjerë konsiderohen të zhdukur, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, radiostacioni portugez, TSF, ka raportuar se të vdekur nga kjo tragjedi kanë mbetur së paku 39 persona, e shumica prej tyre të ngujuar nëpër makina.

TSF, duke cituar Ministrinë e Brendshme, ka thënë se “39 persona kanë vdekur nga zjarri që kaploi zonën Pedrogao Grande”.

Rreth 600 zjarrfikës janë angazhuar për të luftuar me zjarrin, i cili nisi të shtunën.

Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Jorge Gomes, ka thënës e 16 persona kanë vdekur në veturat e tyre në qytetet Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera dhe tre të tjerë si pasojë e thithjes së tymit në Figueiro dos Vinhos.

{gallery}