Botë

Rrëfimi për shtëpinë e lashtë të qytetit historik

Descriptive Text

Siriani Sahed Tajeddin gjithnjë e kishte pasur ëndërr të jetonte në pjesën e vjetër të qytetit historik të Halepit, në një prej shtëpive të lashta, me dyert që të hapen dhe të fusin në një korridor, i cili të shpie tek oborri me fontanë dhe jaseminin e lulëzuar nëpër mure.

Babai i tij e kishte blerë një shtëpi të tillë, por vetë Tajeddini e kishte kaluar fëmijërinë në një banesë moderne, në pjesën e re të qytetit.

Si tinejxher, ai i hulumtonte shtëpitë e lashta para se ato të demoloheshin, duke kontrolluar nëpër oborre dhe mbi kulme që ishin gati të shembeshin, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Më në fund, ai ia doli ta blinte një për veten, pasi që bëri karrierë si skulptor dhe arkeolog, më 2004.

Për këtë gjë e përzgjodhi lagjen “Judaydah”, që do të thotë “qarku i vogël i ri” në dialektin lokal. Ndonëse kishte nisur të ndërtohej në shekullin XV, fjala në të vërtetë ishte për objekt “të ri” në një qytet me 6.000 vjet të banimit të vazhdueshëm njerëzor... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.