Botë

Një grua e kishte shtypur të birin me veturë, më pas e kishte lajmëruar si të zhdukur

Vetëm pak pas orës 10 në mëngjes, Brittany Gosney dhe i dashuri i saj, kanë shkuar në stacionin e Policisë në Middletown në Ohio me lajme të tmerrshme: djali i Gosneyit, 6-vjeçar, James Hutchinson ishte duke munguar.

Policia e Middletownit filluan të kërkojnë menjëherë, duke vendosur afishe për të kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Por, Gosney, 29-vjeçare dhe i dashuri i saj 42-vjeçar, James Hamilton ishin duke gënjyer, tha Policia të hënën.

Në fakt, Gosney e kishte çuar të birin në park disa ditë më herët duke tentuar ta braktiste atje. Më vonë, ajo dhe Hamilton e gjuajtën trupin e djalin në lumin Ohio.

Gosney ishte arrestuar nën akuzat për vrasje dhe fshehje të provave, për të njëjtat gjera është akuzuar edhe i dashuri i saj. Dy fëmijët tjerë të cilët jetonin me ta, janë hequr nga shtëpia nga organet shtetërore.

Rasti e ka shokuar qytetin me 48.000 banorë. Policia kishte disa përgjigje të hënën për vrasjen e djalit nga nëna e tij, shkruan The Washington Post.

“Nëna e tij nuk është duke folur shumë porse ajo ka pranuar se e ka bërë këtë gjë”, ka thënë Policia.

Të premten në mbrëmje, dy ditë pasi Gosney dhe i dashuri i saj e raportuan Jamesin se po mungonte, policia tha se ajo i dërgoi në park fëmijët, ndërkaq në parking, ajo tentoi ta braktiste Jamesin.

Kur ai tentoi të kthehej në veturë, ajo e kishte shtypur me makinë, duke ikur më pas për ta lënë atë në park. Një gjysmë ore më herët ajo u kthye dhe e gjeti Jamesin të vdekur, e vendosi në veturë dhe shkoi në shtëpinë e saj në Middletown. Më pas, bashkë me të dashurin e saj, trupin e tij e gjuajtën nga trupin në lum.