Botë

Dhjetëra të lënduar pasi policia përdori topa uji ndaj protestuesve në Birmani

Policia ka shtypur të martën protestat anti-puç në qytetin veriperëndimor të Birmanisë, Kalay, duke përdorur ndaj demonstruesve topa uji dhe gaz lotsjellës.

Mediat lokale kanë raportuar për dhjetëra të lënduar pas incidentit.

Autoritetet birmane kanë përshkallëzuar shtypjen ndaj protestuesve gjatë ditëve të fundit, duke ndërmarrë arrestime në masë dhe duke hapur zjarr ndaj turmave.

Ndërkaq vendet fqinje të Birmanisë kanë ushtruar presion mbi udhëheqjen ushtarake për lirimin e lideres së liruar, Aung San Suu Kyi, dhe për rikthimin në demokraci.

Thirrja drejtuar nga vendet anëtare të Asociacionit të Shteteve të Azisë Juglindore është adresuar pas përdorimit të forcës vdekjeprurëse ndaj protestuesve javën e kaluar.

Të paktën 21 persona janë raportuar si të vdekur që nga grusht shteti i 1 shkurtit, i ndërmarrë nga junta në Birmani.