Botë

Kapet një rekord prej 23 tonësh kokainë në Gjermani dhe Belgjikë

Autoritetet doganore në Gjermani dhe Belgjikë kanë kapur një sasi rekorde prej 23 tonë kokainë që ishte e destinuar për Holandë, njofton BBC.

Autoritetet gjermane kanë zbuluar 16 tonë kokainë në pesë kontejnerë që kishin arritur në portin e Hamburgut nga Paraguai më herët këtë muaj.

Policia në Holandë është njoftuar se 7.2 tonë tjerë kokainë janë kapur në portin belg të Antwerpit.

Zyrtarët gjermanë kanë thënë se kokaina e kapur ka vlerë miliarda euro.

Një 28-vjeçar është arrestuar me dyshime për trafikim të drogës është arrestuar në Holandë, ka njoftuar policia holandeze sot.

Janë bërë dy bastisje, më herët këtë muaj, që kanë rezultuar në kapjen e një sasie të madhe të kokainës, kanë njoftuar autoritetet doganore.
Në Antwerp, droga ishte fshehur në kontejner të mbushur me blloqe druri që vinin nga Panamaja.

Kokaina është gjetur edhe në qytetin verior gjerman Hamburg, në kontejner që ishte futur në Evropë nëpërmjet anijes nga Paraguai.