Botë

Protesta në Spanjë pas arrestimit të reperit Pablo, lëndohen mbi 100 protestues

Descriptive Text

Autoritetet në Spanjë për ditën e pestë me radhë janë duke u marrë me protestuesit që kanë dalë kundër arrestimit të Pablo Hasélit, një rep artist që kishte fyer monarkinë spanjolle dhe vlerësuar dhunën terroriste në muzikën e tij.

Organizatorët vazhduan me thirrje për të dalë në protesta në Madrid dhe Barcelonë, ku demonstruesit kanë rritur agresivitetin duke u përleshur me policinë, duke kryer dëmtime të pronës dhe plaçkitje, raportojnë mediat në Spanjë.

Rreth 80 persona janë arrestuar dhe më shumë se 100 persona janë plagosur që kur reperi Hasél u arrestua të martën në qytetin verilindor të Lleida, ku do të vuajë burgimin 9-mujor.

Protestat janë organizuar nga një grup i të rinjve, por që më pas janë përkrahur nga mijëra të tjerë në Spanjë.