Botë

Dëmet pas stuhisë në Teksas pritet të kapin vlerën e 50 miliardë eurove

Descriptive Text


Kostoja e stuhisë së dimrit që ka kapluar Teksasin mund të përfundojë duke i kushtuar rajonit afër 50 miliardë dollarë për t'u rikuperuar, kanë vlerësuar ekspertët.

Shifra mbulon koston e pagave të humbura, riparimin e dëmeve në biznese dhe shtëpitë e njerëzve, si dhe koston e pastrimit të dëborës në dhe përreth shtetit, sipas parashikuesve AccuWeather, raporton theindependent.

Meteorologu Jonathan Porter e përshkroi krizën si një tjetër pengesë për bizneset pas një viti shumë sfidues, duke shtuar se stuhia e fundit ishte moti më i ftohtë në Teksas që nga dhjetori 1989.

Moti i keq la më shumë se tre milionë njerëz pa energji dhe ujë në Teksas ditëve të fundit.