Botë

Rusia aprovon edhe vaksinën e tretë kundër COVID-19

Descriptive Text

Rusia ka aprovuar edhe vaksinë e tretë kundër COVID-19 duke përfshirë këtu edhe vaksinën e zhvilluar nga vetë ky shtet “Sputnik V”.

Vaksina “Sputnik V” ishte aprovuar në gusht të vitit të kaluar ndërkaq vaksinimi i banorëve të Rusisë kishte filluar në dhjetor pasi rezultatet e para kishin dhënë efektivitet deri në 91.4 për qind, raportojnë mediat e huaja.

Që nga atëherë, më shumë se dy milionë rus janë vaksinuar me të paktën njërën dozë të vaksinës “Sputnik V”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Sipas kryeministrit Mushistin, Rusia sot është vendi i vetëm në botë që ka tri vaksina kundër COVID-19.