Botë

Çekia ashpërson rregullat e përdorimit të maskave

Republika Çeke do të forcojë rregullat e saj të përdorimit të maskave duke u kërkuar qytetarëve të mbajnë maska të gradës mjekësore në disa zona, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Duke filluar nga e hëna, njerëzit duhet të përdorin maska që filtrojnë grimcat ose me strukturë nanoargjend për mbrojtje më të lartë kur hyjnë në dyqane, transport publik ose spitale, raportojnë mediat e huaja.

Republika Çeke aktualisht po lufton me një rritje të infektimeve të reja ditore, që, sipas qeverisë, është për shkak të përhapjes së variantit më infektues të COVID-19, i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.