Botë

Shënohet viktima e parë nga protestat kundër grusht-shtetit në Birmani

Ka vdekur një vajzë që ishte goditur javën e kaluar me plumb në kokë gjatë një proteste kundër grusht-shtetit në kryeqytet të Birmanisë, kanë bërë të ditur për CNN, familjarë të viktimës.

Vdekja e saj është fatkeqësia e parë e protestave pro demokracisë që janë zhvilluar për dy javë në Biramani që nga 1 shkurti i këtij viti.

Viktima Mya Thweh Khine e cila ishte vetëm 20 vjeç ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga 9 shkurti kur ishte goditur në protestë në Naypyidaw.

Sipas të dhënave të para, ajo ishte dërguar në spital me plagë në kokë. Ndërkohë, partia Lidhja Kombëtare për Demokraci ka bërë të ditur se një plumb kishte depërtuar helmetën e saj të motoçikletës që po e mbante në kokë në momentet kritike.

Ushtria e Mianmarit kishte vënë nën kontroll shtetin në fillim të shkurtit, pasi kishte ndaluar lideren de fakto, Aung San Suu Kyi, dhe politikanë të tjerë.

Puçi i ushtrisë kishte ardhur pas tensioneve në rritje në mes të qeverisë civile dhe ushtrisë, për shkak të zgjedhjeve kontestuese.

Mianmari, i njohur edhe si Burma, është udhëhequr nga ushtria derisa kanë nisur reformat demokratike më 2011.