Botë

Gjykata e paqes: Ushtria kolumbiane prapa vrasjes së mbi 6000 civilëve

Descriptive Text

Një hetim në Kolumbi ka zbuluar se 6.402 civilë janë vrarë nga ushtria mes vitit 2002 dhe 2008, dhe në mënyrë false u regjistruan si luftëtarë të armikut.

Numri i të vrarëve, të njohur si “fals pozitivë”, është gati trefishtë më i madh se që ishte llogaritur më herët.

Hetimi është bërë nga një gjykatë speciale që po shikon krimet e bëra gjatë konfliktit gjysmëshekullor mes ushtrisë dhe rebelëve të krahut të majtë.

Në vitin 2016 u nënshkrua një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund konfliktit.

Skandali “fals pozitiv” së pari doli në skenë në vitin 2008, por mendohet se kjo praktikë daton që nga vitet 1980-ta.

Më tepër se 1700 persona janë dënuar për rolin e tyre në skandalin “fals pozitiv”.

Pjesëtarët e ushtrisë kanë dhënë dëshmi në disa raste gjyqësore gjatë dekadës së fundit.

Në një rast, tetë ushtarë janë burgosur pasi kishin marrë dhunshëm katër fermerë nga shtëpitë e tyre, i kishin qëlluar prapa shpine dhe i kishin veshur si rebelë.

Gjykata e Paqes ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që numri i viktimave të jetë më i madh, pasi hetimet janë në fazën fillestare.