Botë

Gjermani, shpërthim në selinë e zinxhirit të supermarketeve Lidl, 3 të lënduar

Tre persona janë plagosur në selinë e kompanisë Lidl në Gjermani, kur një prej dërgesave shpërtheu.

Policia bllokoi hyrjet në ndërtesën e administratës në Heilbronn dhe të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.

Më shumë se 100 punëtorë u evakuuan nga selia, dhe sipas mediave gjermane, dyshohet se një letër-bombë shpërtheu.

Siç raportoi portali lokal Stim.de, shërbimet e urgjencës reaguan menjëherë, përfshirë helikopterin.

Policia nuk dha komente nëse incidenti kishte të bënte me shpërthimin që ndodhi dje, 40 kilometra larg, në departamentin për pranimin e mallrave të kësaj kompanie, në Eppelheim.

Lidl është zinxhir supermarketesh, i shtrirë në gjithë Evropën dhe SHBA. Operon me mbi 12.000 dyqane.