Botë

Shtatë të vdekur në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Descriptive Text

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.383 teste të kryera janë regjistruar 347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 168 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 7 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 97.779 raste, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, kurse 3.010 kanë vdekur.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka 6.324 raste aktive.