Botë

Palestina akuzon Izraelin për ndalimin e një ngarkese me 2 mijë vaksina anti-COVID

Descriptive Text

Zyrtarët palestinezë kanë akuzuar Izraelin për ndalimin e një ngarkese me 2 mijë vaksina ant-iCOVID të destinuara për punonjësit e linjës shëndetësore, që u bllokuan të hyjnë në territorin palestinez në Rripin e Gazës, njofton Guardian.

Autoritetet palestineze kanë thënë se një ngarkesë me vaksinat Sputnik V të Rusisë, është bllokuar në pikën e kontrollit Izraelit.

"Autoritetet e okupimit parandaluan hyrjen e tyre. Këto doza ishin të destinuara për personelin mjekësor që punon në dhomat e kujdesit intensiv të caktuar për pacientët Covid-19, dhe për stafin që punon në departamentet e urgjencës në Gazë", tha ministri i Shëndetësisë në Palestinë, Mai al-Kaila.

Sipas Guardianit, Palestina kishte bërë më parë një kërkesë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, një organ që i përket zyrës së kryeministrit izraelit, për të dërguar vaksina në Gaza, por që nuk kishte marrë një vendim, që është edhe arsyeja pse ngarkesa u ndalua.