Botë

Së paku 60 të vdekur e qindra të zhdukur, pas fundosjes së anijes në lumin Kongo

Së paku 60 persona kanë vdekur e qindra tjerë janë të zhdukur pasi një anije e mbingarkuar për gjueti të balenave është fundosur në lumin Kongo gjatë natës, ka njoftuar ministri i çështjeve humanitare të Republikës Demokratike të Kongos, raporton “The Guardian”.

Ministri Steve Mbikayi ka thënë se më tepër se 700 persona ishin na anije, por vetëm 300 të mbijetuar janë gjetur deri më tash, në katstrofën që ka ndodhur në afërsi të provincës Mai-Ndombe në perëndim të shtetit afrikan.

Anija ishte duke lundruar gjatë natës të dielën nga Kinshasa për në Mbandaka, dhe hasi në telashe në afërsi të fshatit Longola Ekoti në provincën Mai-Ndombe.

Ministri ka thënë për “Al-Jazeeran” se arsyeja kryesore për fundosjen është se kishte mbingarkesë të anijes, e po ashtu ishte problem edhe lundrimi gjatë natës.

Mbikayi ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka bërë thirrje për të dënuar ata në sektorin e transportit që janë përfshirë në këtë.