Botë

Maqedonia pranon vaksinat anti-COVID nga Serbia, vaksinimi nis të mërkurën

Maqedonia e Veriut ka pranuar 4680 vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer nga Serbia, nga gjithsej 8000 sa janë siguruar nga ky vend nëpërmjet Serbisë.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka njoftuar se imunizimi do të nisë të mërkurën në Maqedoni të Veriut

“Falënderoj presidentin Aleksandar Vuqiç për këtë gjest miqësor. Kjo krizë ka treguar se solidariteti është i rëndësishëm dhe se nuk ka kufij. Ne jemi plotësisht të përgatitur, vaksinat janë tashmë në rrugën e tyre për t’u vendosur në frigoriferët e duhur. Pas njoftimit të Pfizer të premten në mbrëmje, kemi punuar deri dje. Nënshkruam marrëveshjen trepalëshe, e cila ishte praktikisht një kusht që të ndodhte ky donacion nga Serbia. Vaksinat janë në vendin tonë sot. Procedura e rregullt në Agjencinë e Ilaçeve do të përfundojë nesër, pas së cilës vaksinimi do të fillojë të mërkurën me punëtorët shëndetësorë në klinikën modulare në Qendrën Klinike në Shkup ”, theksoi Filipçe transmeton Alsat.