Botë

Pesë të vdekur e shumë të lënduar në një aksident masiv në Teksas si pasojë e ngricave

Descriptive Text

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar nga një aksident masiv që ka ndodhur sot në Teksas e ku u përfshinë 75 deri në 100 automjete.

Shumë vetura dhe kamionë kanë goditur njëri-tjetrin, për shkak të stuhisë së borës dhe ngrirjes që ka pushtuar këtë pjesë së fundmi.

“Automjetet janë copëtuar”, ka thënë Matt Zavadsky zëdhënës i MedStar që kryen shërbime me ambulancë në këtë pjesë. “Shumë prej tyre kanë hipur mbi njëra-tjetrën dhe do të duhet shumë kohë për ta zgjidhur këtë lëmsh”, ka vazhduar ai, raporton AP.

Më shumë se 30 persona janë dërguar në spital, disa prej të cilëve me lëndime serioze, bëri të ditur Zavadsky.