Botë

BE-ja: Sputnik V nuk është pjesë e strategjisë sonë të vaksinimit

Komisioni Evropian ka thënë se vaksina ruse ant-COVID, Sputnik V, nuk është pjesë e strategjisë së vaksinimit të BE-së dhe nuk po diskutohet me prodhuesit që ajo t’i bashkohet kësaj strategjie.

Ka shtuar se prodhuesi rus i Sputnik V është në kontakt me Agjencinë Evropiane për Barna (EMA) për evaluimin e kësaj vaksine.

“BE-ja ka treg të vaksinave që është subjekt i kushteve strikte, dhe në të cilin vaksinat mund të vijnë, pavarësisht se nga janë, përderisa plotësojnë kriteret. Në anën tjetër, ka strategji të vaksinimit mbi bazat e të cilave kompanitë janë zgjedhur dhe janë nënshkruar kontratat e vaksinave, dhe nuk jemi në kontakt me prodhuesit e Sputnik V për t’iu bashkuar strategjisë sonë”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, raporton B92.