Botë

Trump i jep medaljen e ekselencës nxënësit shqiptar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar që studion në atë vend.

I riu ka treguar rezultate të shkëlqyera në mësime, çka ka sjellë nderimin e tij nga vetë Presidenti Amerikan. Dario Toska sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.

Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën. Ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë. Në pesë vitet e para të shkollimit që Dario sapo ka nisur, ai ka spikatur për rezultatet e larta.

Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee” (program që ka si qëllim mbështetjen e fëmijëve që të zgjerojnë fjalorin e tyre, atësitë komunikatave dhe vetëbesimin).

Image