Botë

Telefonata e fundit e çiftit italian që u dogjën në krahët e njëri-tjetrit në Londër

Mes historive tragjike dhe dhimbjes së madhe që la pas zjarri që mori 17 jetë në kullën Grenfell në Londër ka befasuar ajo e një çifti italian, që banonin në katin e 23-të.Veprimi i tyre i fundit para se të vdisnin nga zjarri në krahët e njëri-tjetrit, ata telefonuan prindërit, shkruan Daily mail.

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi i bënë telefonatë prindërve duke u shprehur falënderimet për gjitha sa ata kishin bërë për ta. Gloria zhvilloi bisedën e fundit në telefon me nënën e saj: “Mami, falëminderit për atë që ke bërë për mua”.

Daily Mail shkruan se i fejuari, Marco përpiqej ta qetësonte, por gjithçka ishte e kotë. Ata ishin të dy arkitektë dhe banesa e tyre në katin e 23 u shkrumbua e gjitha. Ata ishin banorë të rinj të kullës së ferrit dhe kishin vetëm disa muaj qe kishin ardhur në Londër për një jetë më të mirë për të ushtruar profesionin e tyre.

Prindërit e tyre kanë rrëfyer se ata kanë qenë në telefon deri në momentet e fundit, kur linja u shkëput. “Marco fillimisht na qetësoi, u mundua ta minimizonte atë që po ndodhte. Por, në telefonatën tjetër, tha i alarmuar se kishte aq shumë tym e zjarr sa nuk dukej më gjë”.