Botë

Ujgurët në Turqi frikësohen se do të ekstradohen në Kinë në këmbim të vaksinave kineze

Një muaj më parë një burri ujgur në Turqi i ishin futur brenda shtëpisë oficerë policorë dhe e kishin pyetur nëse ishte pjesë e ndonjë lëvizjeje kundër Kinës duke e kërcënuar se do ta ekstradonin për në Kinë bashkë me gruan.

Deputetët e opozitës në Turqi po akuzojnë liderët e Ankarasë se fshehtazi po i shesin ujgurë Kinës në këmbim të vaksinës kundër COVID-19. Dhjetëra miliona doza të vaksinës kineze të premtuara ende nuk janë dorëzuar. Ndërkohë, muajt e fundit, policia turke ka arrestuar rreth 50 ujgurë në qendra të dëbimit, thonë avokatët.

Megjithëse nuk ka prova për këtë, ligjvënësit dhe ujgurët në Turqi po frikësohen se Pekini po përdorë vaksinat si kusht për të fituar miratimin e marrëveshjes së ekstradimit. Marrëveshja ishte nënshkruar vite më parë, por u ratifikua nga Kina në dhjetor dhe mund të vijë para ligjvënësve turq shumë shpejt.

Ujgurët thonë se kjo mund ta rikthenin makthin e tyre më të tmerrshëm: ekstradimin në një vend prej nga ku ata kishin ikur për të shmangur arrestimet masive. Mbi një milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane janë futur në burgje dhe kampe ndalimi në Kinë, për, siç thotë Kina, masë parandaluese kundër terrorizmit, megjithëse SHBA-ja e ka quajtur këtë gjenocid.

Dyshimet për marrëveshjen e shfaqën kur dërgesa e parë me vaksinat kineze u vonua për disa javë, në dhjetor. Zyrtarët thonin se kishte të bënte me leje të hyrjes.

“Vonesa e tillë nuk është normale. Ne kemi paguar për këto vaksina. A po e shantazhon Kina Turqinë?”, ka thënë deputeti Yildirim Kaya, shkruan AP.

Ndërkaq, autoritetet turke e kineze mohojnë që vonesa të jetë bërë për shkak të ujgurëve.