Botë

SHBA-ja dhe Britania dënojnë veprimet e Kinës ndaj ujgurëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se janë “thellësisht të shqetësuara” mbi akuzat që kanë dalë për përdhunim sistematik të grave ujgure në kampet e Kinës.

“Këto mizori tronditin ndërgjegjen dhe duhet të përballen me pasoja serioze”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë amerikane.

Në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ministri Nigel Adams tha se raporti i publikuar nga BBC për këto përdhunime, tregon “veprime të qarta mizore”.

Sipas artikullit të publikuar, mbi një milion ujgurë dhe minoritete të tjera mbahen në kampet e Kinës.

Hetimi përmban dëshmi nga përdhunimet sistematike, abuzimit seksual dhe torturë të grave të mbajtura nga policia.

Ministria e Jashtme e Kinës ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa ka akuzuar BBC-në për “raport të rrejshëm”.