Botë

Hetohet aleatja e Navalnyt për thyerje të masave anti-COVID, kishte ftuar njerëzit në protestë

Aleatja kryesore e liderit opozitar të Rusisë, Alexei Navalny, ka arritur në Komitetin Hetimor Rus të enjten, ndërsa po akuzohet për thyerje të masave anti-COVID, kur kishte ftuar njerëzit që të dalin në protesta, raporton agjencia AP.

Lyubov Sobol është figurë kyçe në Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalnyt.

Javën e kaluar, një gjykatë në Moskë e ka dënuar me burg shtëpiak Sobolin, vëllain e Navalnyt, Olegun dhe disa aleatë tjerë, pa u lejuar qasje në internet, për dy muaj, si pjesë e një hetimi penal për shkelje të masave anti-COVID.

Avokati i Sobolit, Vladimir Voronin, i ka thënë gazetarëve se është bërë një apel ndaj arrestit shtëpiak.

Autoritetet ruse kanë shënjestruar ndihmësit e Navalnyt.