Botë

Dhëndri i Trumpit nominohet për çmimin Nobel të Paqes

Ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, dhe zëvendësi i tij Avi Berkovitz, janë nonimuar për çmimin Nobel të Paqes rreth rolit në arritjen e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve arabe.

Kushneri, ndryshe dhëndër i ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe Berkovitzi, i cili ishte i dërguar për Lindjen e Mesme, ishin figurat kyç në ujditë e njohura si “marrëveshjet Abraham” midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit, Sudanit dhe Marokut. Dy ish-këshilltarët e administratës Tramp janë nominuar nga avokati amerikan, Alen Dershovitz, i cili mund ta bëjë një gjë të tillë si profesor emeritus në shkollën e drejtësisë në Harvard. Dershovitz ndryshe ka mbrojtur Trumpin në procesin e tij të parë të impiçmentit vitin e kaluar dhe ka thënë se Senati duhet ta rrëzojë nenin e impiçmentit në procesin e dytë, pasi që ai nuk e ushtron më detyrën e presidentit.