Botë

Belgjika dërgon hetues tek fabrika ku po prodhohen vaksinat anti-COVID të AstraZeneca

Bashkimi Evropian dëshiron të dijë nëse dozat e prodhuara në territorin e saj janë transferuar në Angli.

Rregullatorët belg kanë nisur një hetim në vendin e prodhimit të vaksinave për koronavirusit AstraZeneca afër Brukselit me kërkesë të Komisionit Evropian, në një përshkallëzim të mosmarrëveshjeve për mungesa të vaksinave brenda BE-së.

Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë ka thënë se vizita e parë nga agjencia belge e ilaçeve përfundoi të mërkurën në Seneffe në Hainaut, mostrat dhe të dhënat janë marrë nga uzina dhe një inspektim i mëtejshëm i objektit pritet të bëhet në ditët në vijim.

Hetimi u kërkua nga dega ekzekutive e BE-së për shkak të dyshimeve mbi shpjegimin e AstraZeneca për një mungesë të pritshme të dërgesave të vaksinave në BE.

Kompania anglo-suedeze ka thënë që do u dërgojë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vetëm rreth 25% nga 100 milion dozat e pritshme në fund të marsit, shkaku i një problemi në prodhim në fabrikën belge, në pronësi të ndërmarrjes franceze të shkencave të jetës Novasep. Vaksina pritet të autorizohet të premten nga Agjencia Evropiane e ilaçeve.

AstraZeneca ka siguruar Downing Street se do prodhoj 2 milion doza të vaksinës në javë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë që të përmbush suksesshëm porosinë prej 100m goditjeve. Në dhjetor vaksina ishte autorizuar nga rregullatorët anglezë.