Botë

Evropa bën thirrje për mbajtjen gjallë të kujtimit për Holokaustin

Bruksel, 27 janar (Reuters) – Parlamenti Evropian ka mbajtur të mërkurën një ceremoni virtuale përkujtimore për viktimat e Holokaustit.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë se ajo që ka ndodhur nëpër të gjitha kampet e përqendrimit, e bën përgjegjëse Evropën që të kujdeset dhe t’i mbajë gjallë kujtimet për njërën prej ngjarjeve më të rënda në historinë e njerëzimit. Më shumë se gjashtë milionë hebrenj në Evropë dhe miliona të tjerë nëpër botë, janë vrarë nga gjermanët nazistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara caktuan 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit.