Botë

Zhduket nga radari një avion i ushtrisë të Malajzisë

Kuala Lumpur, 15 qershor - Avioni luftarak i forcave mbretërore të Malajzisë është zhdukur nga radari mëngjesin sotëm.

Agjencia malajziane e lajmeve Bernama njoftoi se avioni ushtarak i modelit Hawk 108 u zhduk nga radari gjysmë ore pas nisjes nga baza ushtarake në krahinën Pahang.

Në momentet e humbjes të sinjalit dhe çdo gjurme tjetër, avioni fluturonte mbi kufijtë e krahinave Pahang dhe Terengan, ndërsa forcat ajrore të Malejzisë tashmë janë vënë në kërkim të avionit të zhdukur.