Botë

Irani arreston një shtetas amerikan me akuza për spiunazh

Irani ka njoftuar se ka arrestuar një person me shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe iraniane, ndërsa ai po përballet me akuza për spiunazh. Ai kishte tentuar të largohej nga Irani, ka njoftuar BBC.

Zëdhënësi i Gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit, por ka thënë se ai ishte liruar me dorëzani.

Mediumet iraniane kanë raportuar javën e kaluar se biznesmeni amerikano-iranian, Emad Shargi, është arrestuar pasi ka tentuar të kalonte ilegalisht kufirin perëndimor.

Ky rast pritet të komplikojë planet e presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, për t’u riangazhuar diplomatikisht me Iranin.