Botë

Bideni synon ta vendosë aktivisten kundër skllavërimit Harriet Tubman, në 20 dollarësh

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se do kërkojë ta çojë përpara planin për ta bërë aktivisten kundër skllavërimit, Harriet Tubman fytyrën e 20 dollarëshit.

Një para që mban Tubmanin, e cila kishte lindur skllave diku në vitin 1820, fillimisht do bëhej në vitin 2020.

Thesari i Shteteve të Bashkuara ka thënë se Tubman do ta zëvendësonte presidentin Andrew Jackson, i cili ishte skllavopronar.

Kjo përpjekje ishte shtyrë nga ish-Presidenti Donald Trump, i cili e quajti si “korrektësi e pastër politike.”

Ndërsa tani presidenti Joe Biden ka ringjallë projektin, dhe i ka thënë gazetarëve se Thesari është duke “eksploruar mënyra për të shpejtuar” procesin.

Ky veprim do ta bënte zonjën Tubman afro-amerikanen e parë që do të shfaqej në një kartëmonedhë amerikane dhe gruan e parë për më shumë se 100 vjet.

"Është e rëndësishme që shënimet tona, paratë tona të pasqyrojnë historinë dhe larminë e vendit tonë, dhe imazhi i Harriet Tubman që jep kartëmonedhën e re prej 20 $ do të pasqyrojë sigurisht atë," tha Sekretarja për Shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki të hënën .