Botë

Mbi 900 të vdekur nga koronavirusi në Gjermani në 24 orët e fundit

Foto: Reuters / ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani në 24 orët e fundit ka shkuar në 6.408 duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.148.077.

Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, numri i të vdekurve nga COVID-19 është 903, ndërkaq nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve ka shkuar në 52.990.