Botë

4 të dënuar me mbi 78 vjet burgim për vrasjen e 39 imigrantëve në një kamion në Britani të Madhe

Katër persona janë burgosur për “vrasje pa dashje” të 39 imigrantëve vietnamezë të cilët u gjetën të vdekur në një kamion në Essex të Britanisë së Madhe.

Imigrantët kishin vdekur në mënyrë “jashtëzakonisht të dhimbshme” duke u mbytur në kamion, rrugës nga Belgjika për Essex, në tetor të vitit 2019, shkruan BBC.

Ronan Hughes, 41 vjeçar, dhe Gheorghe Nica, 43 vjeçar, të cilët ishin përgjegjësit kryesorë të kësaj tragjedie janë dënuar me 20 vjet, respektivisht 27 vjet burgim.

Ndërkaq Eamonn Harris, 24 vjeçar, dhe Maurice Robinson, 26 vjeçar, janë dënuar me 18 vjet, respektivisht 13 vjet e katër muaj burgim.

Gjyqtari që e ka shqiptuar dënimin ka thënë se “unë nuk kam asnjë dyshim se komploti ishte i sofistikuar, afatgjatë dhe fitimprurës për të kontrabanduar kryesisht vietnamezë”.

Në udhëtimin fatal temperatura në kamion ishin në rritje së bashku me nivelet e dyoksidit të karbonit gjatë gjithë udhëtimit, duke arritur në 40 gradë celsius.