Botë

SHBA nuk do të shtojë numrin e trupave në Afganistan

Ministri i Mbrojtjes i SHBA-ve, James Mattis njoftoi sot se ka autoritet që të caktojë numrin e trupave në Afganistan dhe se do të rishikojë strategjinë amerikane në këtë vend, të cilën do t’ia dërgojë Shtëpisë së Bardhë në javët e ardhshme.

Ai ka thënë se numri i trupave nuk do të jetë as për së afërmi me atë në periudhën e administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Në dëshminë para Senatit amerikan, Mattis tha se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dhënë autoritet që të caktojë numrin e trupave në Afganistan të martën.